Dr. Spyros Gouvalis është një Kirurg Urolog, i specializuar në teknikat më të fundit të kirurgjisë urologjike dhe në metodat më moderne të diagnostikimit.
Ai është trajnuar dhe ka punuar nëpër universitete dhe spitale të njohura në Gjermani, ku ka vijuar karrierën akademike dhe ka mbajtur një post menaxherial. Sot, ai është Drejtor i Klinikës Urologjike të Spitalit “YGEIA Tirana” dhe bashkëpunëtor i Spitalit Hygeia.
Ai është diplomuar në Shkollën e Mjekësisë dhe ka kryer specializimin në Klinikën e Urologjisë të RWTH University Aachen. Ai ka kryer trajnime në fusha të ndryshme specifike të urologjisë kirurgjikale, me fokus në urologjinë onkologjike, ku ka spikatur në kryerjen e operacioneve radikale duke ruajtur funksionin e organit (të tilla si nefrektomia e pjesshme, ruajtja e funksionit erektil pas prostatektomisë radikale) dhe operacionet rikonstruktive, ruajtja e organeve, dhe rikthimi i funksionit të tilla si formimi i neocisteve tek burrat dhe gratë. Ai ka zhvilluar aftësi të veçanta në fushën e kirurgjisë rikonstruktive të anomalive kongjenitale tek fëmijët dhe tashmë ai është një Specialist i Urologjisë Pediatrike.
Ai ka bashkëpunuar me shumë qendra evropiane dhe amerikane për zhvillimin dhe zbatimin e metodave pioniere në Urologjinë Kirurgjikale, të tilla si kirurgjia laparoskopike dhe robotike, si dhe në trajtime të veçanta, siç është brakiterapia e prostatës – bashkëpunime të cilat ai i vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Dr. Gouvalis ka shkruar shumë artikuj shkencorë origjinalë, të cilët janë botuar në revista prestigjioze shkencore si në Greqi ashtu edhe jashtë saj. Ai gjithashtu ka shkruar kapituj të tërë për tekstet shkollore greke dhe ndërkombëtare.
Ai është anëtar i shumë shoqatave mjekësore si në Greqi ashtu edhe jashtë vendit dhe merr pjesë aktive në koordinimin e seminareve, workshopeve dhe konferencave të ndryshme.
Dr. Gouvalis është zëvendës president i organizatës jofitimprurëse AKOS, e cila është e fokusuar në rëndësinë e parandalimit të kancerit, organizon veprimtari të koordinuara në dobi të pacientëve onkologjikë dhe të shëruarve, por ai gjithashtu zhvillon kërkime në nivel mbarëkombëtar në lidhje me probleme që kanë të bëjnë me shëndetin publik dhe që janë të një rëndësie jetike.
Kontakt
Numri i telefonit: 2107485741 – 2106972000
Adresa: Vasilissis Sofias 122, 115 26, Athina
Email: info@sgouvalis.gr